Kunata e Haradinajt me fjalë prekëse për Kryeministrin pas dorëheqjes

  • 20 korrik 2019 - 08:52
Kunata e Haradinajt me fjalë prekëse për Kryeministrin pas dorëheqjes

Gruaja e deputetit, Daut Haradinajt, Lola ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas ftesës nga Gjykata Speciale.

Lola, e cila është edhe motra e gruas së Haradinajt, përmes një imazhi të hedhur në instagram ka mbështetur kunatin e saj për sprovën e radhës.

Ajo ka publikuar në instastory një fotografi të bukur, në të cilën shihet me Haradinajn, sipër së cilës ka shkruar disa fjalë.

“Me kokën lart gjithmonë faqebardhë…”, ka shkruar Lola Haradinaj.

(Kosova Sot Online )