E zbulon Milaim Zeka: Ky do të jetë i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

  • 15 July 2019 - 09:39
E zbulon Milaim Zeka: Ky do të jetë i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, ka thënë se i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, do të jetë edhe Fadil Syleviqi.

Zeka thotë se Syleviqi do të hetohet për disa vr asje që kanë ndodhur në Kosovë, teksa ka shtuar se Gjykata Speciale do ta hetojë nga fillimi edhe rastin e njohur si “Rasti Kiqina”, ku kanë mbetur të vr arë disa pjestarë të familjes Hajra. 

“Fadil Syleviqi do të ftohet nga Gjykata Speciale, si i akuzuar dhe do të akuzohet për disa vr asje. Do të thirret edhe ai nga Gjykata. Mund të konfirmojë që Gjykata Speciale e ka rikthy prej fillimit të rastit Kiqina dhe do të hetohet se kush me të vërtetë e ka vr arë familjen Hajra”, ka thënë Zeka.

(Kosova Sot Online)