Remi: Eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë

  • 20 July 2019 - 10:02
Remi: Eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë

Ish komandanti i Zonës Operative së Llapit, Rrustem Mustafa-Remi ka reaguar lidhur me ftesën që Gjykata Speciale i ka bërë kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt dhe eprorëve të tjerë të UÇK’së. Mustafa ka thënë se pret që Specialja do ta zgjeroj fushëveprimin e saj dhe se do të ndiqen ata që kanë keqpërdorur asetet kombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa është shprehur i bindur se eprorët e UÇK’së do të dalin faqebardhë.

“Unë jam nga ata qe kam përkrahur Gjykatën Ndërkombëtare, ne duhet të mbyllim kapitullin e viteve të kaluara. Jam i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte, fjalët dhe propaganda sugjestive si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-në e di se do të rrëzohen dhe ne edhe individualisht, eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë”, ka shkruar ai.

Mustafa ka thënë se Specialja do ta zgjeroj fushëveprimin e saj dhe se do të ndiqen ata që kanë keqpërdorur asetet kombëtare.

Ky është postimi i tij i plotë:

UÇK ka përfunduar detyrën në 1999,

Kohët e tashme të trajtohen me interes dhe prioritet!

Vetëm falë organizimit vendor politik dhe ushtarak UÇK-së, sot gëzojmë lirinë, tjerat vijnë pas si mbështetje e kohës.

Askush s’do të duhej të përdorte shkronjat UÇK, apo kohën e lavdisë..

Thurja e lëvdatave apo hetimet mbi atë se çfarë ka ndodhur para 20vitesh,nuk mundet të ndikojë në kualitetin e jetës së qytetarëve tanë, hetimet mbi kohën e lavdisë do të përfundojnë shpejt dhe mirë.

Vazhdimisht sfidohemi nga krimet ekonomike, korrupsioni, nepotizmi dhe mafiat përtej kufinjëve kombëtar…

Hapja e rrugës për ndërtim të shtetit të së drejtës, duhet t’i eleminojë grupet vendore apo edhe ato ndërkombëtare të natyrës kriminale. Të tilla “shoqëri” kriminale duhet të hetohen dhe të ndalohen.

Ne duhet të ndërtojmë shtetin e suksesit duke mos justifikuar mospunen dhe dështimet tona me kohët e vjetra si ajo e okupimit,organizimit të luftës apo edhe lëvizjeve politike klandestine.

Unë jam nga ata qe kam përkrahur Gjykatën Ndërkombëtare, ne duhet të mbyllim kapitullin e viteve të kaluara. Jam i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte, fjalët dhe propaganda sugjestive si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-në e di se do të rrëzohen dhe ne edhe individualisht, eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë. 

Pres që Gjykata Speciale të zgjeroj fushëveprimin e saj dhe të ndiqen krimet ekonomike, të ndiqen ata që në mënyrë të orkestruar kanë keqpërdorur asetet kombëtare, si pronat, ndërmarrjet publike deri te defunksionalizimi i institucioneve vitale në vendin tonë. Mendoj se ka pasur një koordinim të qarqeve “akademike” e shoqërore për të defunksionalizuar gjithë ato institucione te krijuara me mund si gjykatat, universitetet dhe gjithçka qe i jepte fryme zhvillimit dhe rrugës se vendit për ecje se mbari!

Këto prioritete, nuk duhet kushtëzuar mes vete.

– lmplementimi i ligjit

– Lufta kundër korrupsionit

-Gjykata Speciale

-Liberalizimi i vizave

-Qasja për ekonomi zhvillimore

Ecja drejtë shtetit të suksesshëm, do të bëhet, ata që i takojnë kohëve të lavdisë skan pse të shqetësohen për kohët e arta.

Ne duhet të bëjmë punët që na takojnë!

(Kosova Sot Online)