Duda Balje reagon për dorëheqjen e Ramush Haradinajt

  • 20 July 2019 - 10:16
Duda Balje reagon për dorëheqjen e Ramush Haradinajt

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit.

Deputetja përmes Facebookut ka shkruar se Ramush Haradinaj gjithmonë do të jetë Kryeministri ynë.

“Pa marrë parasysh ti gjithmonë do të jesh Kryeministri ynë. Faleminderit për bashkëpunimin përgjatë këtyre viteve. Respekt për Ramush Haradinajn” ka shkruar Duda Balje.

(Kosova Sot Online)