16-vjeçaret vrasin shoqen e ngushtë: Ajo ishte më e bukur se ne

  • 20 July 2019 - 10:17
16-vjeçaret vrasin shoqen e ngushtë: Ajo ishte më e bukur se ne

Krimet e xhelozisë midis vajzave janë më tronditëset. Një ngjarje e rëndë ka shokuar opinionin publik në Rusi. Dy adoleshente të moshës 16 vjeç akuzohen se kanë vrarë brutalisht shoqen e tyre të ngushtë.

Viktoria Averina është 17-vjeçarja e cila u gjet e shpërfytyruar në një ndërtesë të braktisur. 

Para se ta mbysnin, ato e kishin shpërfytyruar atë me copa xhami në fytyrë. Motivi ishte xhelozia për pamjen që Averina kishte. Ato e shikonin atë si konkurrencë, pasi 17-vjeçarja ishte simpatike dhe kjo i shtyu të kryenin krimin e rëndë.

Policia po heton në detaje për ngjarjen, teksa 16-vjeçaret po mbahen në arrest si të dyshuara kryesore.

Image

(Kosova Sot Online)