‘Tronditet’ Ramush Haradinaj, i vjen goditja e rëndë pas dorëheqjes

  • 18 July 2019 - 10:43
‘Tronditet’ Ramush Haradinaj, i vjen goditja e rëndë pas dorëheqjes

“Nga fillimi e deri më sot, Ramush Haradinaj më shumë është sjell si monark sesa si kryeministër i një republike parlamentare. Pa asnjë logjikë i ngriti pagën vetës dhe kabinetit qeveritar si deshi vet, punësimet i bën sipas shijes së tij e jo sipas nevojave qeveritare, ndanë para nga buxheti i shtetit sikur nga "bahçja e babës", merr vendime pa asnjë analizë paraprake”, ka potencuar Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje, për arsye, siç ka thënë ai ftesës nga Gjykata Speciale për intervistim.

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, sipas analistëve politikë, i ka ngjasuar tërësisht një prone private të një individi dhe aspak nuk mund të identifikohet me një institucion ligjor kushtetues që punon për interesin e përgjithshëm publik e qytetar, për shtetin.

Kjo përshtypje shndërrimit të shtetit në pronë private, sipas analistit politik, Florim Zeqa, përfitohet nga mënyra skandaloze e qeverisjes së vendit, e formimit të kabinetit qeveritar dhe menaxhimi të tij, ngase kjo qeveri jua kalon të gjitha përbërjeve të kaluara për sa i takon betejës për të punësuar aty e rehatuar militantët politikë, duke gjetur dhjetëra mënyrë për të shpikur vende të reja punë për nevojat që kinse ka qeveria në sektor të ndryshëm të administratës.

Image
Florim Zeqa

Qeveria e udhëhequr nga Haradinaj së fundi ka hapur konkurse të reja për nënkoordinatorë dhe asistentë të nën koordinatorëve rajonalë, dhe kjo risi sipas Zeqës, është kulmi i abuzimit me pushtetin.

“Abuzimi me pushtetin nuk ka të ndalur, sikurse që nuk ka të ndalur zhvatja e buxhetit të shtetit nga kjo qeveri. Fyerja e kabinetit qeveritar me familjarë, miq dhe militant partiak po vazhdon e nuk ka të ndalur deri në ditën e fundit të rënies së kësaj qeverie. Shpikja e posteve të reja në qeverinë e Kosovës paraqet formën më skandaloze të abuzimit me pushtetin, siç është rasti i fundit i hapjes së konkurseve të reja, “Nënkoordinatorë” dhe “Asistentë të Nënkoordinatorëve rajonalë”. Ky lloj paradoksi skandaloz ndodhë vetëm në Kosovë dhe askund tjetër në botë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Këto veprime, sipas Zeqës janë shkelje serioze të ligjit nga vetë ata që e bëjnë dhe duhet të jenë zbatues të ligjit.

“Me këto veprime skandaloze kryeministri ne largim Haradinaj, përveçse abuzues është bërë edhe shkelës i të gjitha rregullave e ligjeve. Nuk e besoj që Kushtetuta është aq elastike, saqë të lejojë të sillet një kryeministër si monark që rehaton familjarët dhe militantët partiak në qeverinë që ai drejton”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë, ai thotë se për këto veprime që po bëhen tani, nuk duhet befasuar ngase në ditët e para të krijimit të kësaj qeverie, abuzimi me pushtetin ka qenë kryefjala e fillimit të punës.

“Nga fillimi e deri më sot, Ramush Haradinaj më shumë është sjell si monark sesa si kryeministër i një republike parlamentare. Pa asnjë logjikë i ngriti pagën vetës dhe kabinetit qeveritar si deshi vet, punësimet i bën sipas shijes së tij e jo sipas nevojave qeveritare, ndanë para nga buxheti i shtetit sikur nga "bahçja e babës", merr vendime pa asnjë analizë paraprake”, ka potencuar analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Po të merret dhe të bëhet një analizë financiare e të gjitha qeverive të deritanishme, në staf dhe administratë, Zeqa është i sigurt që kjo qeveri e tanishme do ta thyej rekordin kosovar dhe jo vetëm.

“Nëse i analizojmë një nga një të gjitha veprimet e Ramush Haradinajt nga dita e parë e ardhjes në pushtet, na del të jetë kryeministri më i kushtueshëm dhe më i pakujdesshëm për vendin në këto 20 vjetët e fundit. Nuk është që po e them unë kështu, këtë e dëshmojnë veprimet e tij dhe përbërja e kabinetit qeveritar që ai drejton. Me Ramush Haradinajn e kemi qeverinë më megalomane jo vetëm në rajon, në kontinentin evropian, por edhe më gjerë. Kostoja e lartë e mbajtjes së kësaj qeverie, nuk i arsyeton në asnjë rrethanë veprim të sajë”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online” .

(Kosova Sot Online)