Albin Kurti: Haradinajn e paralajmëruam, sa më afër gjarpërit aq më i rrezikuar je

  • 20 July 2019 - 11:32
Albin Kurti: Haradinajn e paralajmëruam, sa më afër gjarpërit aq më i rrezikuar je

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një konferencë të thirrur për media, po flet për Gjykatën Speciale, arsyet pse Qeveria Haradinaj është dashur të bie… E në fillim të saj theksoi se Haradinajn e kanë paralajmëruar se sa më afër gjarpërit aq më i rrezikuar je.

Albin Kurti kur flet për gjarpërin i drejtohet presidentit Thaçi, për shkak të nofkës që presidenti  e kishte në luftë.

“Ish-kryeministrin e kemi paralajmëruar disa herë sa më afër gjarpëruit aq më i rrezikuar je”, tha Kurti në konferencë. 

Rexhep Selimi e ka parlajmëruar në Kuvend, shtoi ai.

“Sot ne i vuajmë pasojat e qëndrimeve të liga dhe vendimeve të gabuara vite me parë kur politikanët që deshën më shumë vetëveten sesa shtetin Kosovës ia bënë të keqen”, tha ai për themelimin e Gjykatës Speciale.

Shpresa është te Vetëvendosja dhe zgjedhjet e reja, tha Kurti.

“Nuk e kemi më një qeveri që ishte e mbrapshtë dhe e pashpresë tash shpresa është te ndryshimi, të zgjedhjet, të liria te demokracia te VV-ja”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)