Zëvendëskryeministri në largim, Enver Hoxhaj nuk e përmend Ramush Haradinajn: Jemi me Krasniqin e Zyrapin

  • 20 July 2019 - 13:08
Zëvendëskryeministri në largim, Enver Hoxhaj nuk e përmend  Ramush Haradinajn: Jemi me Krasniqin e Zyrapin

Zëvendëskryeministri në largim, Enver Hoxhaj, ka shkruar në Facebook për ftesën që ka marrë nga Gjykata Speciale, Jakup Krasniqi e Bislim Zyrapi, duke thënë se është me ta. Megjithatë sot nuk e ka përmendur Ramush Haradinajn.

Hoxhaj shkruan sot se ka vetëm një UÇK që ka bërë luftë të drejtë.

“Ka vetëm një krim që ka ndodhur në Kosovë.

Ka vetëm një agresor.

Ka vetëm një palë viktimë.

Ka vetëm një popull që ka luftuar për liri e pavarësi.

Ka vetëm një UÇK që ka bërë luftë të drejtë”, shkruan ai.

Shton se dje, sot dhe nesër jemi me Jakup Krasniqin e Bislim Zyrapin të cilët do ta dëshmojnë, si përherë, pastërtinë e luftës.

‘Nuk ka barazim të krimeve të agresorit me viktimën”, ka përfunduar Hoxhaj.

Megjithatë, ai dje ka thënë se me keqardhje e kamarrë lajmin e dorëheqjes së papritur të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Ky është një zhvillim serioz për vendin. Pas kthimit nesër nga SHBA-të të Kryetarit Kadri Veseli, si PDK do t’i diskutojmë hapat e ardhshëm, të cilat do t’i ndërmarrim në pajtim me interesat madhore dhe të ardhmen e Kosovës”, është shprehur Hoxhaj.

(Kosova Sot Online )