Vrau burrin e kushërirës, flet 41 vjeçari shqiptar: Jam i shkatërruar dhe më vjen keq për fëmijët e tij që janë të…

  • 20 July 2019 - 13:30
Vrau burrin e kushërirës, flet 41 vjeçari shqiptar: Jam i shkatërruar dhe më vjen keq për fëmijët e tij që janë të…

Autorit i vrasjes së 38 vjeçarit shqiptar në Greqi, e konsideron një “moment të keq” vrasjen e burrit të kushërirës, duke thënë se ishte i dehur.

41 vjeçari gjithashtu shqiptar, u arrestua menjëherë pas krimit të ndodhur pak ditë më parë, teksa ecte në rrugët e qytetit.

Ai tanimë është transferuar në burgun e Korydallos, deri në përfundim të gjykimit.

Burri ka deklaruar në seancën ku është njohur me masën e sigurisë se nuk ka pasur probleme me 38 vjeçarin, burri i kushërirës së tij.

Duke thënë se ndihet i shkatërruar nga vdekja, ai shprehu keqardhjen për faktin se dy fëmijët e të ndjerit janë të privuar të jetojnë pa të.

Ndërsa momenti i krimit mbetet ende i paqartë, mediat greke shkruajnë se viktima ka dashur të marrë gruan dhe dy fëmijët dhe të largohet për shkak të sjelljes së dhunshme të 41 vjeçarit. Pas kësaj, ai ka marrë thikën dhe e ka qëlluar tre herë, njëra prej të cilave e ka goditur në pjesën e zemrës.

Askush nga të pranishmit nuk e kishte parë që burri kishte fshehur thikën për të goditur më pas 38 vjeçarin. Sapo kuptoi se çfarë kishte bërë, ai u largua nga shtëpia dhe shkoi në tregun e qytetit. 

Mediat greke shkruajnë se 41 veçari kishte konsumuar alkool që nga e mërkura në mëngjes, ndërsa pasdite në shtëpinë e tij në Anchialos ka shkuar kushërira me burrin e saj dhe dy fëmijët.

Ata kanë pirë dhe konsumuar ushqim në gjysmë-bodrumin e shtëpisë në orët e pasdites kur ka shpërthyer edhe grindja, ndërsa burri u vra para syve të dy fëmijëve të mitur.

Autoritetet ende nuk kanë gjetur thikën që u përdor gjatë krimit, ndërsa thuhet se autori e hodhi në pjesën e pasme të një kamioni.

(Kosova Sot Online)