Edi Rama i hidhëruar keq në Haradinajn, ky është reagimi i tij

  • 20 July 2019 - 13:50
Edi Rama i hidhëruar keq në Haradinajn, ky është reagimi i tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk e ka thënë asnjë fjalë dje për dorëheqjen e homologut të tij nga Kosova Ramush Haradinaj. Megjithatë, para pak çastesh, Rama shkruan për ftesat e Gjykatës Speciale në përgjithësi, pa e përmendur konkretisht Haradinajn.

Për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës reagoi presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, ministri i diasporës, Pandeli Majko, kreu i opozitës, Lulzim Basha e ish-ministri i punëve të jashtme Ditmir Bushati. Por jo edhe i pari i qeverisë shqiptare. 

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, ka shkruar Rama.

Kryeministri i Shqipërisë kohët e fundit kishte një ftohje me Ramush Haradinajn pas deklaratave të këtij të fundit se Rama e kishte detyruar në Samitin e Berlinit që të ndryshonte mendim për taksën ndaj Serbisë.

(Kosova Sot Online)