Profesori i njohur alarmon për veriun e Kosovës: Ja kush e kontrollon këtë pjesë...

  • 21 July 2019 - 07:26
Profesori i njohur alarmon për veriun e Kosovës: Ja kush e kontrollon këtë pjesë...

“Asnjë organ atje nuk i nënshtrohet Prishtinës. Qasja e kësaj është e kufizuar dhe shumë problematike. Kështu, kjo formë e pushtetit, ka bërë që në çdo fushë atje të kemi pushtet dhe institucione të Serbisë. Pra ne nuk mundë të krenohemi me disa veprime sikurse është vendosje e kontrollit në kufi dhe e doganës. Kontrollin tjetër e ka kryesisht Lista Serbe me strukturat e veta paralele”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i njohur i së drejtës, Muhamet Kelmendi thotë se është e pa mundur të realizohet në tërësi ndalimi i kontrabandës në veri të Kosovës. Kjo për faktin se sipas Kelmendit, veriu si territor pa institucione shtetërore është krijuar që nga ditët e para të pas luftës, me ndërhyrjen e faktorit ushtarak dhe civil ndërkombëtar.

Image

“Prandaj atje edhe sot nuk kemi shtrirje efektive të pushtetit nga ana e institucioneve qendrore shtetërore të Kosovës, por kjo pjesë kontrollohet kryesisht nga struktura ilegale serbë të financuara nga Serbia, kurse policia e Kosovës ka qasje të kufizuar në këtë pjesë të territorit të shtetit. Veriu i Kosovës është krijuar nga forcat militare serbe më përkrahje të Francës e cila ishte vendosur në Veri. Kështu që vitet 1999-2003 janë karakterizuar si vite të spastrimit të kësaj pjese nga shqiptarët dhe kështu u vendos ky vend nën kontrollin e Beogradit. Se kjo qëndron u pa edhe para dy muajve në rastin e bastisjeve në veri dhe në Zubin Potok. Aty forcat e rendit u pritën me pushkë dhe me bomba sepse dihet mirëfilli që kjo pjesë e Kosovës është nën kontrollin e Listës Serbe e cila i nënshtrohet dhe merr urdhëresa vetëm nga Serbia”, tha profesor, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Madje, sipas Kelmendit, lirisht mund të thuhet që institucionet qendrore të qeverisë në Prishtinë fare nuk kanë qasje në këtë pjesë, e lëre më të flitet për kontroll të kontrabandës dhe ndalim.

“Asnjë organ atje nuk i nënshtrohet Prishtinës. Qasja e kësaj është e kufizuar dhe shumë problematike. Kështu, kjo formë e pushtetit, ka bërë që në çdo fushë atje të kemi pushtet dhe institucione të Serbisë. Pra ne nuk mundë të krenohemi me disa veprime sikurse është vendosje e kontrollit në kufi dhe e doganës. Kontrollin tjetër e ka kryesisht Lista Serbe me strukturat e veta paralele. Nëpërmjet kësaj kryhen për çdo ditë vepra penale e kriminale. Shteti i ynë atje vepron vetëm me masa të forcës dhe pa asnjë mundësi efektive të kontrollit”, deklaroi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se strukturat serbe të pushtetit lokal, të dirigjuara dhe financuara nga Serbia e kanë gjithë pushtetin real në këtë pjesë të Kosovës, pasi Kosova me institucionet e veta atje vetëm sa improvizon herë pas herë praninë institucionale.

“Shteti i ynë nuk e kontrollon arsimin dhe administratën, as policinë dhe as organet tjera. Kemi pushtet në pushtet. Thjeshtë: Veriu është term i dëshiruar dhe de-jure nën sovranitetin e Prishtinës, por de-fakto është larg kësaj sepse kjo është gjendja reale aktuale”, tha profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)