Përplasjet e reja, vjen paralajmërimi i rëndë për Kosovën

  • 21 July 2019 - 07:29
Përplasjet e reja, vjen paralajmërimi i rëndë për Kosovën

“Kështu që nën udhëheqjen e tyre dhe të te ashtuquajturve komandant të luftës, gjendja ka degraduar deri në atë masë, sa që nga ky mos koordinim i krerëve shtetëror, Kosovës po i kanosen rreziqet më të mëdha të mundshme, që nga ndarja deri te shuarja e tërësishme e shtetësisë së saj të brishtë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë, duke parë përçarjen e thellë të kastës politike të Kosovës në këto zhvillime tepër me peshë për të ardhmen e vendit, kur Kosova ka një kërkesë pothuaj që përsëritet gati në baza ditore për ta përmbyllur storjen e një raporti mosmarrëveshjesh me Serbinë që nga mbarimi i luftës e deri më sot, theksojnë se kjo sjellje e pa përgjegjshme politike po i kushton shtrenjtë qytetarit, kurse pasojat po i paguajmë të gjithë si shtet i ri dhe i pakonsoliduar akoma.

Image

Krejt kjo sipas analistit politik, Gani Qarri është pasojë e mos unifikimit të udhëheqëseve shtetërorë të vendit.

Qarri thotë se është e pa falshme për lidershipin e Kosovës se si tani në këto momente delikate janë bërë pikë e pesë kryeministri, presidenti dhe krye parlamentari, duke mos komunikuar fare.

“Pra është një degradim i thellë i shtetit pikërisht në kohën kur ky shtet po drejtohet tërësisht nga të ashtuquajturit komandantë të luftës. Fatkeqësisht edhe në këto kohë shumë delikate, Kosova po i vuan pasojat veçanërisht nga mos unifikimi i udhëheqësve shtetërore të vendit. Kosovës asnjëherë nuk I është dashur më shumë se tani një unitet me bazë të gjerë politike për interesat e vendit, duke përfshirë këtu një strategji nacionale që bashkon edhe pozitën edhe opozitën, mirëpo kjo nuk duket asgjëkund. E për më keq e për aq më tepër, ky unitet po mungon edhe brenda për brenda kokave të partnerëve të koalicionit qeverisë prandaj shqetësimi vjen e bëhet akoma më serioz për të ardhmen e vendit. Vërtetë është shqetësuese kur shihen se si kryeministri, presidenti dhe krye parlamentari, janë bërë pikë e pesë duke mos komunikuar fare ndërmjet veti”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, vazhdimi i një sjellje të tillë të pa përgjegjshme mund të jetë tepër me rrezik për të ardhmen e vendit, që lidhet edhe me sovranitetin dhe integritetin e shtetit.

“Kështu që nën udhëheqjen e tyre dhe të te ashtuquajturve komandant të luftës, gjendja ka degraduar deri në atë masë, sa që nga ky mos koordinim i krerëve shtetëror, Kosovës po i kanosen rreziqet më të mëdha të mundshme, që nga ndarja deri te shuarja e tërësishme e shtetësisë së saj të brishtë”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)