35-vjeçarja nga Vrella e Istogut thërret me thikë nga burri

  • 21 July 2019 - 07:36
35-vjeçarja nga Vrella e Istogut thërret me thikë nga burri

Një therje me thikë ka ndodhur në Vrellë të Istogut. Mëhohet se i dyshuari ëhstë bashkëshorti i viktimës e cila i ka 35-vjet.

E njëjta ka pësuar lëndime trupore edhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës ku edhe po trajtohet.

Rastin si ‘vrasje në tentativë’ e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Mirëpo, ai nuk ka treguar nëse bëhet fjalë për therje me thikë brenda familjes.

“Sot rreth orës 13:08 minuta, Policia është informuar se në Spitalin Rajonal të Pejës është sjell një përson i lënduar, i gjinisë  femër 1984, e cila është duke u trajtuar dhe gjithnjë sipas mjekëve gjendja është stabile. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante përkatëse dhe Prokurori i Shtetit. Dyshohet se viktima ka marrë plagë nga mjet i mprehtë, thikë. Me urdhër të prokurorit,  i dyshuari është ndaluar dhe rasti po dyshohet si ‘vrasje në tentativë’, ka thënë Rugova.

(Kosova Sot Online)