Trump planifikon zvogëlim të shpenzimeve në rast se i fiton zgjedhjet

  • 21 July 2019 - 11:59
Trump planifikon zvogëlim të shpenzimeve në rast se i fiton zgjedhjet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka udhëzuar ndihmësit e tij që të përgatisin zvogëlime të mëdha të buxhetit në rast se e fiton mandatin e dytë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Kështu kanë thënë pesë persona që ishin të përfshirë në këto diskutime, ndërsa ky vendim do të ishte ndryshim dramatik i politikave të tij gjatë mandatit të parë, në të cilin janë bërë shumë shpenzime publike.

Sidoqoftë, kjo ambicie e presidentit për mandatin e dytë ka shkaktuar paqartësi për atë se si Shtëpia e Bardhë duhet t’iu qaset negociatave aktuale, në të cilat disa konservatorë dëshirojnë që Trump ta çojë përpara politikën e kursimit të fondeve.

Trump dikur ishte kundërshtar i ashpër i rritjes së kufirit të borxhit pa bërë marrëveshje paraprake. Sidoqoftë, ai e tha të kundërtën të premten.

Sekretari amerikan i thesarit, Steven Mnuchin, ka thënë se kufiri i borxhit duhet të rritet në fillim të shtatorit për të shmangur ndonjë bllokadë katastrofale, shkruan “Independent”.

(Kosova Sot Online)