Vjen paralajmërimi: Kjo është stuhia e Speciales, ja dy të ‘fortit’ që do të ftohen...

  • 21 korrik 2019 - 13:50
Vjen paralajmërimi: Kjo është stuhia e Speciales, ja dy të ‘fortit’ që do të ftohen...

”Ftesat e tjera natyrisht se do të vinë në drejtim të zyrtarëve të lartë të tjerë, siç është Veseli, që sipas disa burimeve të besueshme dhe kredibile pranë Gjykatës Speciale, kryetari i PDK-së dhe aktualisht kryetari i kuvendi, Kadri Veseli pritet të ftohet si i dyshuar në pranverën e viti të ardhshëm. Një fat të tillë do ta ketë edhe presidenti Thaçi dhe të tjerët, që po ashtu përmenden në raportin e Dik Martit”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Pas ftesës së Gjykatës Speciale që i është drejtuar kryeministrit, Ramush Haradinaj për të shkuar në intervistim në Hagë, analisti politik, Nexhat Haziri konsideron se është hapur një kapitull i ri i punës së kësaj gjykate dhe tani e tutje do të të kemi vazhdimisht të bëjmë me lajme të reja për ftesat që do të ju dërgohen drejtuesve kryesor dhe ish komandantëve të UÇK-së të cilët apostrofohen në raportin e Dick Martit.

Image

Sipas Hazirit, tani ky fillim është një stuhi serioze që po fryn nga Gjykata Speciale e ku pak më vonë do të detyrohen të paraqiten edhe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli si të ftuarit e radhës.

Me rëndësi sipas Hazirit, është që ky proces të mos krijojë destabilitet dhe trazira në vend, por të dëshmohet e vërteta e luftës së UÇK-së, ajo si ka qenë dhe si është zhvilluar.

“Ftesa për z. Haradinaj nga Gjykata Speciale e Kosovës, është pjesë e këtij procesi që është pritur të ndodhë për hetimin e ish-eksponentëve të lartë të UÇK-së si të dyshuar për krime lufte.

Unë mendoj se kjo sfidë duhet të përballohet me një kulturë të lartë qytetarie që dëshmon për pjekurinë e shoqërisë sonë për të ndërtuar një shtet të së drejtës ku ligji vlen për të gjithë. Me gjykatën Speciale Kosova ka një rast të mirë për të hedhur dritë mbi një pjesë të kaluarës së saj të errët që ka të bëjë me periudhën e luftës çlirimtare nga Serbia, dhe kjo padyshim se do të ndihmoj edhe në dekriminalizimin e skenës politike, e cila I ka dhënë një imazh të keq vendit që nga paslufta”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Ai është i sigurt që nuk do të ketë amnisti për askënd, as për Thaçin dhe as për Veselin.

“Ftesat e tjera natyrisht se do të vinë në drejtim të zyrtarëve të lartë të tjerë, siç është Veseli, që sipas disa burimeve të besueshme dhe kredibile pranë Gjykatës Speciale, kryetari I PDK-së dhe aktualisht kryetari i kuvendi, Veseli pritet të ftohet si i dyshuar në pranverën e viti të ardhshëm. Një fat të tillë do ta ketë edhe presidenti Thaçi dhe të tjerët, që po ashtu përmenden në raportin e Dik Martit, dhe kjo natyrisht, të gjitha ftesat sidomos ato ndaj njerëzve të fuqishëm të politikës do ta tronditin edhe skenën politike, por them serish se Kosova e ka një rast që të lirohet përfundimisht nga ata lider që mbi ta rëndojnë akuza të rënda për përfshirjen e tyre në vepra inkriminuese, qoftë gjatë periudhës së luftës por edhe pas mbarimit të sajë, sidomos në ato vrasjeve të kundërshtarëve politik që konsiderohen vrasje politike apo edhe me ata të cilët kanë pasur llogari të hapura gjatë luftës”, përfundoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)