Akuza e radhës: Ja kush e ka shkatërruar arsimin në Kosovë

  • 21 July 2019 - 15:37
Akuza e radhës:  Ja kush e ka shkatërruar arsimin në Kosovë

“Pa mbylljen e këtyre universiteteve, arsimi në Kosovë do të jetë në pikën më të ulët. Pa dyshim që politika është përgjegjëse për degradimin e arsimit në Kosovë, të cilët qëllimisht e kanë degraduar këtë sektor, sepse sa më shumë që dalin analfabet me diploma, ata më të sigurt e kanë qëndrimin në politikë”, tha analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse Komisioni për Arsim i Kuvendit të Kosovës ka provuar të mblidhet për ta shqyrtuar gjendjen në arsimin e lartë, ditën e enjte, në fokus të vendimit të fundit të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë për të mos akredituar tri universitete publike, të Pejës, Mitrovicës dhe të Prizrenit, kanë qenë deputetët në shumicë të koalicionit PAN ata që në mënyrë të organizuar e kanë bojkotuar punën e komisionit dhe kanë pamundësuar mbajtjen e takimit.

Image

Sipas analistit politik, Faik Krasniqi kjo është vetëm edhe një dëshmi që flet për përgjegjësin e politizimit dhe degradimit te skajshëm të arsimit nga politika e inkriminuar.

Sipas tij, edhe tani po të njëjtit përfaqësues servil të politikës ikin nga debate dhe ballafaqimi me analizat dhe të gjeturat të cilat e kanë detyruar KSHC-në për një vendim të tillë, sado që edhe ky vendim sipas Krasniqit, nuk është i tëri i duhuri ngase do të duhej shqiptuar masë të tillë edhe për disa universitete tjera publike dhe kolegje private.

“Të politizuar në këtë rrafsh e shoh edhe KSHC-në dhe nëse dikush pyet pse e shoh të politizuar, kjo do të ishte përgjigja: Sepse po të ishte apolitike, do t'i mbyllte edhe Universitetet tjera publike tek në, e sidomos ato private që s'do të duhej të ekzistonin fare. Pra universitetet private janë kryesisht ato që prijnë dhe që e kanë degraduar arsimin e lartë në Kosovë”, tha analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Krasniqit, një përbërje krejtësisht e pa varur nga politika dhe vetëm profesionale e KSHC-së, do të mundë të merrte vendime akoma më të guximshme për të vendosur rend dhe rregull në fushën e arsimit, për ta rikthyer sistemin e cilësisë i cili ka vite që ka humbur për shkak të degradimit që i është bërë nga politika për interesa kriminale politike.

“Pa mbylljen e këtyre universiteteve, arsimi në Kosovë do të jetë në pikën më të ulët. Pa dyshim që politika është përgjegjëse për degradimin e arsimit në Kosovë, të cilët qëllimisht e kanë degraduar këtë sektor, sepse sa më shumë që dalin analfabet me diploma, ata më të sigurt e kanë qëndrimin në politikë”, tha analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Madje ai thotë se nuk beson që këto tri fakultetet, të cilave nuk ju është dhënë akreditimi do të mbyllen, ngase politika ka ndërhyrë dhe po bënë presion që së pakut për vitin vijues të mos përsëritet i njëjti vlerësim dhe ato përsëri të rikthehen në sistem.

“Sido qoftë, as këto 3 Universitete publike nuk do të mbyllen, sepse politika veçse ka filluar të ndërhyje dhe gjasat janë që ta arrij qëllimin e vetë”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)