Mediat e huaja konfirmojnë vrasjen e Festim Latos, dalin në dritë detaje të reja

  • 21 July 2019 - 16:21
Mediat e huaja konfirmojnë vrasjen e Festim Latos, dalin në dritë detaje të reja

Një shqiptar raportohet të jetë vrarë në Holandë. Mediat vendase shkruajnë se bëhet fjalë për Festim Lato, i cili ishte vetëshpallur President i Republikës së Çamërisë.

Mediat holandeze shkruajnë se njeriu i lindur në Shqipëri ishte pas një “ushtrie” kreditorësh. Festim Lato u raportua i humbur nga familja e tij javën e kaluar. Trupi i tij u gjet në rrugë në Nijmegen të shtunën pasdite, ndërsa policia po heton për të zbardhur.

Vitet e fundit, Lato ka qëndruar në një shtëpi të largët në Afferden, në Betuwe. Në ndërtesën ku jetonte ai, valëviteshin krahas flamurit të Holandës edhe flamuri i Shqipërisë.

Mediat lokale shkruajnë se ai e kishte shpallur kohët e fundit veten si President i krahinës së Çamërisë, një zonë midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Njerëz të afërt të tij thonë se Lato kishte borxhe tek kompani dhe individë privatë në shumën e miliona eurove.


(Kosova Sot Online)