Eksperti i sigurisë numëron pasojat e rënda për Kosovën pas dorëheqjes së Haradinajt

  • 21 July 2019 - 17:30
Eksperti i sigurisë numëron pasojat e rënda për Kosovën pas dorëheqjes së Haradinajt

“Normal që tani si në këtë situatë që gjendemi, Kosova nuk do ta këtë përkrahjen e ndërkombëtareve, e sidomos pasi deri më tani e patëm një diplomaci skandaloze, të pa aftë, të udhëhequr nga Behgjey Pacolli, i cili edhe pse llogaritet që është shqiptar, vështirë është ta kuptosh edhe kur jep shpjegime në gjuhen amtare e lëre më në gjuhët e huaja”, tha Tërnava për Kosova Sot Online”.

Image
Hajrullah Tërnava

Rrethanat në të cilën tani gjendet Kosova në politikën e jashtme edhe me synimin për tu anëtarësuar në mekanizmat ndërkombëtar, , sipas ekspertit të sigurisë, Hajrullah Tërnava këto përpjekje janë duke shkuar drejt pikës zero dhe nuk janë të volitshme, sidomos ato pas mbetjes pa qeveri funksionale.

“Me një qeveri të tillë që e patëm deri me sot, dhe nga tani që Kryeministri dha dorëheqje nga posti i tij, edhe në të ardhmen do të jetë enigmatike si do të zhvillohen ngjarjet politike në vend,a do të zgjidhet qeveria tjetër në vazhdimësi nëse i bëjnë votat, apo do të shkojnë në zgjedhje të reja të cilat tash e disa kohë është duke i kërkuar opozita. Prandaj tani pa qeveri dhe ministri të jashtme dhe pa ministri të PB-së, është e pakuptimtë dhe të vazhdohet me kërkesën për anëtarësim në INTERPOL”, tha Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, përvoja e deritashme na ka mësuar se disa tentime për anëtarësim në Interpol që i kishte Koosva, deri më tani ishin të pa suksesshme,e tani gjasat janë edhe më të pakta.

“Kjo gjendje sipas Tërnavës bënë që Kosova të ketë lëkundje të madhe edhe në politikën e jashtme, e cila sipas tij, në këtë mandat të PAN-it ishte e barabartë me zero. Edhe deri më tani kjo qeveri që është në pushtet rreth dy vite nuk e ka pru asnjë njohje të re të pavarësisë për Kosovën, edhe që numerikisht në historinë e qeverisjes së këtij shteti, kurrë nuk ka pasur më shumë zyrtar të lartë si: kryeministër, 5 zëvendës ministra, ministra, 85 zv. ministra e këshilltar në numër tepër të madh, dhe tjerë zyrtar që vetëm pagat mujore që i merrnin nga taksapaguesit ishin marramendëse kur dihet se që në fillim të mandatit i rritën rrogat e tyre në mënyre enorme. Prandaj lirisht mundë të thuhet për të kaluarën e kësaj qeverisje se e ka zhvat buxhetin e Kosovës si në aspektin e rrogave mujore edhe në udhëtime zyrtare jashtë vendit, edhe në aktivitetet ndërkombëtare për lobim edhe në Interpol, apo lobime të prurjeve të reja të njohjes së pavarësisë që ishin të pa suksesshme dhe me harxhime marramendëse të buxhetit”, tha Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, tani me qeverinë në dorëheqje, as që mund të llogaritet një aktivitet i lobimit gjithëpërfshirës, sepse deri të zgjidhet qeveria e re do të zgjatë me disa muaj.

Prandaj sipas tij, Kosova do t’i ketë pasojat e rënda në politikën e jashtme edhe nga fakti se diplomacia ishte e vdekur tërësisht nën drejtimin e Behgjet Pacollit si ministër i jashtëm.

“Normal që tani si në këtë situatë që gjendemi, Kosova nuk do ta këtë përkrahjen e ndërkombëtareve, e sidomos pasi deri më tani e patëm një diplomaci skandaloze, të pa aftë, të udhëhequr nga Behgjet Pacolli, i cili edhe p se llogaritet që është shqiptar, vështirë është ta kuptosh edhe kur jep shpjegime në gjuhen amtare e lëre më në gjuhët e huaja. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që të mos kemi në të ardhmen emërime të tillë në institucionet shtetërore e publike, në institucionet përfaqësuese të shtetit sepse duke na e përfaqësuar njerëz të tillë këtë shtetin tonë te ndërkombëtaret, jemi këtu ku jemi qe 20 vite duke vendnumëruar në vend”, përfundoi Tërnava për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)