Paralajmërimi: PDK tronditet në zgjedhje, ja formula e krijimit të qeverisë së re

  • 22 July 2019 - 07:31
Paralajmërimi: PDK tronditet në zgjedhje, ja formula e krijimit të qeverisë së re

“Skenari për Kosovën është ndarja e saj, me Thaçin President dhe PDK-në në pushtet, para dhe pas zgjedhjeve. Mirëpo opozita e tanishme duhet të bëjë çmos që PDK-ja të shkoj në opozitë. PDK-ja do të jetë ajo parti që në këto zgjedhje do të marr tronditjen më të madhe. Një koalicion VV-LDK, do të ishte më e duhura për Kosovë si koalicion i shpresës”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Pas dorëheqjes së kreut të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinajt, analistët politik konsiderojnë se Kosova gjendet para një situate mjaft të vështirë që është krijuar me një boshllëk institucional. Qeveria në dorëheqje mundë të kryej vetëm disa detyra emergjente deri në përfundim të zgjedhjeve të parakohshme, kurse është në dorën e presidentit Thaçi për të vendosur kohën e zgjedhjeve, ose për të ofruar një model konfigurimi të qeverisë duke bashkëpunuar me ndonjë nga subjektet politike opozitare dhe listën serbe, për të vazhduar mandatin edhe për disa muaj. Opsion po ashtu shihet edhe një qeveri transitore teknike. Mirëpo vetë Haradinaj dhe AAK kanë kërkuar zgjedhje të reja, opsion i cili mbështetet edhe nga dy subjektet tjera politike LDK dhe VETËVENDOSJE.

Image

E sipas analistit politik, Faik Krasniqi, tani formula e propozimit të zgjidhjes së kësaj nyje është në dorën e presidentit Thaçi, ashtu sikur ja ka përcaktuar autorizimet Kushtetuta e vendit. Sipas Krasniqit, ekziston mundësia që tani të provohet zëvendësimi i Haradinajt me një kandidat tjetër nga koalicioni PAN për të vazhduar qeverisjen e koalicionit për të ikur nga zgjedhjet e shpejta.

“Presidenti Thaçi mundë të manovroj me krijimin e ndonjë Qeverie artificiale, duke e zëvendësuar ish kryeministrin Haradinaj me ndonjë kandidat nga koalicioni PAN. Megjithatë, nuk besoj që ndonjë parti dëshiron të digjet në ndonjë aventurë të tille. Zgjedhjet e jashtëzakonshme mundë të mbahen më së largu brenda 60 ditëve”, tha analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se presidenti synon akoma që marrëveshjen me Serbinë ta nënshkruaj para se vendi të shkojë në zgjedhje, prandaj do të bëjë çmos që qeveria të ruhet në njëfarë forme sado të brishtë të funksionimit edhe pa Haradinajn kryeministër.

“Skenari për Kosovën është ndarja e saj, me Thaçin President dhe PDK-në në pushtet, para dhe pas zgjedhjeve. Mirëpo Opozita e tanishme duhet të bëjë çmos që PDK-ja të shkoj në opozitë. PDK-ja do të jetë ajo parti që në këto zgjedhje do të marr tronditjen më të madhe. Një koalicion VV-LDK, do të ishte më e duhura për Kosovë si koalicion i shpresës”, tha analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe sipas Krasniqit, mbetja e PDK-së në qeverisjen e ardhshme të vendit, do t;i jepte fund përgjithmonë shtetit të Kosovës duke e shkatërruar atë me themel.

“Çdo koalicion tjetër, e sidomos edhe me PDK-në brenda, do të ishte shkatërrues dhe vazhdimësi e keq-qeverisjes’, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)