Gjakovë: Pas një mosmarrëveshje sulmon fizikisht një femër

  • 22 July 2019 - 10:21
Gjakovë: Pas një mosmarrëveshje sulmon fizikisht një femër

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në Gjakovë është arrestuar e dyshuara femër e komunitetit egjiptian, pasi që e njejta pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht një femër tjetër.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Egjiptiane, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Egjiptiane. Me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)