Transportonte dru ilegalisht, arrestohet serbi

  • 22 July 2019 - 10:22
Transportonte dru ilegalisht, arrestohet serbi

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Leposaviq mëngjesin e së dielës

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull K/Serb, është hasur duke transportuar dru me kamionin e tij, me targa të Serbisë, pa dokumentacion të nevojshëm.

Policia po ashtu ka njoftuar se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe se rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

” Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Serb, është hasur duke transportuar dru me  kamionin  e tij,  me targa të serbisë, pa dokumentacion të nevojshëm. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)