Fluturimi i fundit i El Chapo teksa dërgohet në burg për ta marrë dënimin me vdekje

  • 22 July 2019 - 10:52
Fluturimi i fundit i El Chapo teksa dërgohet në burg për ta marrë dënimin me vdekje

Joaquin ‘El Chapo’ Guzman është bartur me helikopter nga New Yorku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po transferohej në burgun e sigurisë së lartë në Colorado ku do ta marrë dënimin e tij, dënim me vdekje.

Mbreti i drogës Meksikane u pa nga fotografët teksa policia amerikane e vendosi në helikopter rreth orës 03:00 gjatë ditës së premte. Ai shoqërohej nga policë të cilët ishin të armatosur rëndë.

Sipas incizimeve të fluturimit të cilat u siguruan nga Daily Mail, helikopteri e transferoi El Chapon drejtë Brooklynit, prej ku edhe u transferua përmes një Aeroplani të Sigurisë Maksimale drejtë Colorados.

El Chapo, është 62 vjeçar i cili është njëri ndër kriminelët më të kërkuar në Shtetet e Bashkuara.

(Kosova Sot Online)