Limaj: Vendimi i GJND-së vulosi përpjekjet shekullore për Republikën e Kosovës

  • 22 July 2019 - 11:38
Limaj: Vendimi i GJND-së vulosi përpjekjet shekullore për Republikën e Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sot bëhen 9 vjet kur Gjykata Ndërkombëtarë e Drejtësisë legjitimoi pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, thotë se ky vendim mbetet ndër sukseset më të mëdha të Kosovës në arenën ndërkombëtarë, duke i vulosur përpjekjet dhe aspiratat tona shekullore për Republikën e Kosovës.

“Në anën tjetër, vendimi i GJND-së ishte goditja më e madhe për kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës dhe i hapi rrugë Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

(Kosova Sot Online)