Nuk është veç Haradinaj, Tomë Gashi ka një paralajmërim të rëndë për Gjykatën Speciale

  • 22 July 2019 - 11:41
Nuk është veç Haradinaj, Tomë Gashi ka një paralajmërim të rëndë për Gjykatën Speciale

“Pa marr parasysh çfarë funksioni ka pasur që nga 01 janar 1998 deri sa të funksionoj Gjykata Speciale, që do të thotë se Gjykata Speciale mundë të thërras secilin ish pjesëtare të UÇK-së, qoftë ai president i më hershëm apo i tanishëm, apo kryetare Kuvendi apo kushdo qoftë dhe mbajtja e çfarëdo funksioni nuk e parandalon ftesën eventuale nga Gjykata Speciale”, tha avokati, Tomë Gashi për “Kosova Sot Online”.

Avokati i njohur, Tomë Gashi, edhe pse e sheh si mjaft sfidës procesin e intensifikimit të dërgimit të ftesave nga Gjykata Speciale për ish eprorët e lartë të UÇK-së, të dyshuar për krime lufte sipas raportit të Dick Martit, konsideron se nuk do të ketë dhe nuk ka nevojë për trazira, protesta e destabilizim të vendit, pasi sipas tij, shumica e kësaj kaste politike, edhe të dala nga lufta, e kanë votuar me vetëdije të plotë këtë gjykatë edhe ashtu të imponuar ndërkombëtarisht.

Ndikimin në brishtësinë politike të funksionimit të vendit, jo stabilitetin institucional për shkak të Gjykatës Speciale, Gashi e sheh për më shumë se një dekadë dhe kjo do të sjellë shumë ndryshime në politikë.

Ramush Haradinaj, sipas Gashit, është ftuar derisa ishte në pozitën e lartë të kreut të Qeverisë, por se nuk është zyrtari më i lartë i shtetit as i garniturës së UÇK-së, sepse nga ajo pozitë ftesën për Gjykatën Speciale e ka marr më herët Sylejman Selimi i cili ka qenë Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, përveç që ka qenë edhe Komandant i Zonës Operative të Drenicës.

Avokat Gashi mendon që Haradinaj ka vepruar drejtë duke dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, edhe pse beson që do të del përsëri i pa fajshëm ngase dy herë e ka dëshmuar këtë pafajësi.

“Ai edhe nëse merret në tërësi për këto 20 vite ka qenë zyrtari më i lartë shtetëror i ftuar në ndonjë Tribunal ndërkombëtare dhe këtë e them duke qenë avokat i tij në gjykimin e parë në Tribunalin e ish Jugosllavisë për krime lufte po ashtu në Hagë ku aj për dy herë është shpallur i pa fajshëm. Sigurisht që Ramushi ka vepruar drejtë në të dy rastet kur ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, edhe në vitin 2005 dhe tani, për tu përballur me akuza thuaja se të njëjta dhe në Hagë ai do të shkoi kah mesi i javës që vjen në cilësi të qytetarit të Republikës së Kosovës dhe si një ish komandanti shquar i UÇK-së dhe si komandant lufte në Zonën Operative të Dukagjinit”, tha avokat Gashi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Gashit, askush nuk ka imunitet nga ndjekja penale në Gjykatën Speciale. 

”Pa marr parasysh çfarë funksioni ka pasur që nga 01 janar 1998 deri sa të funksionoj Gjykata Speciale, që do të thotë se Gjykata Speciale mundë të thërras secilin ish pjesëtare të UÇK-së, qoftë ai president i më hershëm apo i tanishëm, apo kryetare Kuvendi apo kushdo qoftë dhe mbajtja e çfarëdo funksioni nuk e parandalon ftesën eventuale nga Gjykata Speciale”, tha avokati Tomë Gashi për “Kosova Sot Online”.

Ajo që sipas Gashit pritet si efekt i dukshëm në politikë, është ndryshimi i skenës politike me njerëz të rinj sepse me fillimin e procesit, shumë nga të tanishmit nuk do të mundë të jenë më aktiv në politikë.

”Sigurisht që do të ketë ndryshime edhe politike në Kosovë për shkak të ftesave të Gjykatës Speciale gjë që nuk është e mirë por në këtë gjendje na kanë sjellë deputetët e Kosovës të vitit 2015 dhe kjo situatë mundë të zgjas shumë më shume se 10 vitet e ardhshme për shkak të kompleksicitetit të rasteve dhe afateve të stërzgjatura më të cilat do të merret Gjykata Speciale”, tha avokat Gashi.

Ai thotë se këtë të keqe shtetit të Kosovës ia kanë sjellë vetë ligjvënësit, prandaj nuk ka arsye pse tani partitë politike që kanë pranuar të votohet të lejojnë që në vend të ketë trazira e destabilizim të përmasave që dëmtojnë imazhin e shtetit.

“Unë mendoj se një prej 1 milion të këqijave që ja kemi bërë vetes është kjo, duke votuar është Gjykata Speciale, prandaj kjo do të ndikon që të kemi një lloj paqëndrueshmërie politike për së paku 10 vjetët e ardhshme kushdo që të jetë në pushtet e që e ka emrin në raportin e Dick Martit, sepse mundë të ftohet në një apo tjetër cilësi në Gjykatën Speciale. Kjo mundë të ndodhë edhe me ish pjesëtarë të UÇK-së që nuk janë në raportin e Dick Martit nga se askush nuk ka imunitet nga ndjekja penale nga Gjykata Speciale”, tha avokat Gashi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)