Mediat holandeze: Nuk është vrarë Festim Lato, por një polak

  • 22 July 2019 - 12:26
Mediat holandeze: Nuk është vrarë Festim Lato, por një polak

Mediat holandeze kanë shkruar se është gjetur në një kanal pranë Nigtevechtit në Amsterdam, trupi i një shqiptari ende të paidentifikuar.

Është e paqartë sesi trupi i pajetë i shqiptarit ka përfunduar në këtë kanal në Holandën Veriore. Një kalimtar ka parë trupin në ujë pasdite dhe ka thirrur menjëherë policinë. Policia nisi një hetim dhe zbuloi se trupi është i një shtetasi të Shqipërisë.

Disa media holandeze, kanë ngritur pikëpyetjet se viktima mund të ketë lidhje me vrasjen e Presidentit ë vetëshpallur të Republikës së Çamërisë, i cili gjithashtu u raportua një ditë më parë që është vrarë.

Por, policia holandeze ende nuk ka dhënë një deklaratë për vrasjen e Latos, ndërsa në rrjetet sociale zyrtare, ata kanë shkruar se trupi që supozohet të jetë i Latos, mund të jetë edhe i një polaku.

“Hetimi në identitetin e viktimës po përparon. Ky është ndoshta një njeri nga Polonia; ky hetim po vazhdon”,- shkruhet ndër të tjera në deklaratë.

(Kosova Sot Online)