Bërnabiq takohet me ambasadorin spanjoll: Thotë se nuk është ndryshuar qëndrimi për Kosovën

  • 22 July 2019 - 13:41
Bërnabiq takohet me ambasadorin spanjoll: Thotë se nuk është ndryshuar qëndrimi për Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq është takuar sot me ambasadorin spanjoll në Beograd, Raoul Bartolomeo Molino, i cili konfirmoi se “vendi i tij nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij mbi mosnjohjen e Kosovës”.

Sipas mediave serbe, ai i ka konfirmuar Bërnabiqit gjiithashtu se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen e Serbisë në rrugën e saj evropiane. 

Ata diskutuan edhe për marrëdhëniet dypalëshe mes dyja vendeve dhe mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

(Kosova Sot Online)