Macron u jep ‘grusht’ të rëndë ideatorëve të planit serbo-rus për ndryshim kufijsh

  • 22 July 2019 - 14:41
Macron u jep ‘grusht’ të rëndë ideatorëve të planit serbo-rus për ndryshim kufijsh

“Tani më është koha e fundit që nga kuislingu i vendit, presidenti kontrovers Hashim Thaçi, i cili me vetëdije të plotë ishte futur në një lojë të tillë kaq të rrezikshme e tendencioze për ndarjen e Kosovës, veprim monstruoz të cilit nuk mundë ti vësh emër tjetër përveç se tradhti e lartë kombëtare, jo vetëm të kërkohet llogari ligjore e kushtetuese por edhe të shkarkohet menjëherë dhe vihet urgjentisht para drejtësisë për shitjen e interesave të vendit dhe tradhti të paprecedent shtetërore e kombëtare”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”

Analistët politikë e kanë përcjellë me shumë kujdes dhe vëmendje vizitën e presidentit të Francës, Emanuel Macron në Beograd dhe mesazhet të cilat i ka përcjellë kreu i shtetit francez politikës zyrtare të Beogradit, në lidhje qëndrimet që ka ky shtet për zgjidhjen finale të një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur lidhur me vizitën e Macronit, analisti politik, Gani Qarri tha për “Kosova Sot Online” se nga ky takim mund të konstatohet se tanimë nuk ekziston ajo miqësia e dikurshme shpirtërore serbo-franceze e cila nuk ka qenë në favor të Kosovës, por të krahut ruso-serb dhe ky duhet të jetë një grusht i fortë për ideatorët e planit për rishikim të kufijve, ide ruso-serbe e përkrahur nga Hashim Thaçi.

Image
Gani Qarri

“Vizita e presidentit të Francës, Emanuel Macron në Beograd, dëshmoi se edhe politika franceze (tradicionalisht pro-serbe) po i përshtatet gradualisht qëndrimit parimor gjerman dhe atij anglez, si dhe shteteve të tjera mike të cilat ia duan të mirën Kosovës, për të kundërshtuar përfundimisht opsionin ruso serb të marrëveshjes Kosovë Serbi me projektin e ndarjes, projekt ky që do të qonte rajonin në një konflikt të ri dhe me përmasa të pa parashikueshme rajonale e evropiane dhe jo vetëm, për ç`gjë presidenti pro serb Hashim Thaçi i cili edhe postin e të parit të shtetit e ushtron, duke mbajtur spiunët e Serbisë dhe pjesëtarët e shërbimit të fshehtë serb-BIA-s, për këshilltar personal, sikur ishte Branisllav Nikoliqi, të cilin që në vitin 2012, fillimisht e kishte emëruar anëtar të bordit të PTK-s, e më vonë edhe këshilltar të vetin personal’, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Duke parë se tani edhe kursi francez karshi Serbisë dhe planit ruso-serb për ndarje nuk e ka mbështetjen për të cilën është folur shumë, Qarri thotë se është koha që të kërkohet llogaridhënie me përgjegjësi të shkarkimit nga pozita për presidentin, Hashim Thaçi, i cili sipas Qarrit, po del të jetë shkelësi numër një i kushtetutës së Kosovës. 

“Tanimë është koha e fundit që nga kuislingu i vendit, presidenti kontrovers Hashim Thaçi, i cili me vetëdije të plotë ishte futur në një lojë të tillë kaq të rrezikshme e tendencioze për ndarjen e Kosovës, veprim monstruoz të cilit nuk mundë ti vësh emër tjetër përveç se tradhti e lartë kombëtare, jo vetëm të kërkohet llogari ligjore e kushtetuese por edhe të shkarkohet menjëherë dhe vihet urgjentisht para drejtësisë për shitjen e interesave të vendit dhe tradhti të paprecedent shtetërore e kombëtare”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)