Analisti nga SHBA zbulon skenarin e Thaçit me Ramën e Haxhiun pas largimit të Haradinajt

  • 22 July 2019 - 17:31
Analisti nga SHBA zbulon skenarin e Thaçit me Ramën e Haxhiun pas largimit të Haradinajt

“Dy serbofilët tjerë, Edvin Kristaq Rama e Baton Haxhiu-Stanishiqi, do të shtrijnë edhe më tej aktivitetet e tyre propaganduese për të avancuar edhe më tej projekti serb, tashmë i demaskuar nga të gjithë, por i mbajtur në jetë nga mafia shqiptare”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Ramiz Bojaj i cili jeton dhe vepron në SHBA, e konsideron si me shumë rrezik situatën e krijuar në vend pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe presionin ndërkombëtar që po vazhdon karshi Kosovës për të vazhduar bisedimet më Serbinë, e të cilat, sipas Bojajt tani do të jenë detyrimisht me timonier Hashim Thaçin.

Sipas tij, tanimë Kosova është në rrezikun më të madh të ndarjes sipas skenarit serbo rus.

Image
Ramiz Bojaj

“Hashim Thaçi, aktualisht është armiku më i madh i shtetit të Kosovës. Angazhimi i presidentit Thaçi për një marrëveshje të keqe e të ngutshme për shkëmbim territoresh me Aleksandër Vuqiçin, e bëjnë presidentit tonë heroin më të ri të Serbisë së madhe, realizatorin e planeve fashiste serbomëdha. Në këtë kontekst, për të arritur këtë synim, Hashimi mundohet të shfrytëzojë largimin e Hardinajt nga posti i kryeministrit, duke joshur grupe tjera politike për të emëruar një kryetar të ri të Qeverisë, i cili do të jetë vetëm një kukull për realizimin e planit serb për shkëmbim territoresh. Thaçi dhe Vuqiçi po provojnë skenarë të ndryshëm për të ardhur deri tek qëllimi i tyre final për realizmin e marrëveshjes së fshehtë, dhe ky çast shihet si rast i volitshëm”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Në këtë projekt të copëtimit të Kosovës, sipas tij të gatshëm janë të kontribuojnë edhe pjesa tjetër e ekipit serbofil.

“Dy serbofilët tjerë, Edvin Kristaq Rama e Baton Haxhiu-Stanishiqi, do të shtrijnë edhe më tej aktivitetet e tyre propaganduese për të avancuar edhe më tej projekti serb, tashmë i demaskuar nga të gjithë, por i mbajtur në jetë nga mafia shqiptare. Skenari kundër Haradinajt i kurdisur në Tiranë-Prishtinë-Beograd-Moskë, është ri aktualizuar pas dorëheqjes së kryeministrit, i cili ishte pengesë e pakalueshme e këtij plani, pavarësisht se në politikën e brendshme ishte tejet skandaloz”, tha analisti Bojaj për “Kosova Sot Online”. 

Madje Bojaj thotë se tani Hashim Thaçi nuk është po aq i dëmshëm për të ardhmen e Kosovës, sa ishte edhe Sllobodan Millosheviqi.

“Pas Sllobodan Millosheviqit, Hashim Thaçi mbetet njeriu më i rrezikshëm i pavarësisë së Kosovës, i integritetit territorial dhe i sovranitetit. Është tepër i çuditshëm se si një njeri me vizon e koncepte serbomëdha, realisht shkatërrimtare të shtetit të Kosovës, të gjendet në krye të vendit. Heqja e sovranitetit si dhe shthurja e legjitimitetit ndërkombëtar të shtetit tonë do ta sjellin Serbinë deri në zemrën e Kosovës. Fillimisht do të futet si ortake në segmentet më vitalë ekonomikë, sidomos në Trepçë, Ujman, pastaj në qendra tjera rekreative, e cila hap pas hapi, pas çdo miti e kulti serb, do të ndërtojë eks territore mono etnike, përmes të cilave do ta paralizojë përfundimisht funksionimin e shtetit tonë”, theksoi Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Bojajt, një president me 100 akuza i cili funksionon si një 'kukull' e Serbisë në Kosovë, duhet të izolohet e të largohet sa më parë nga pozitat e larta shtetërore. 

“Çdo parti politike ose grupim politik që i bashkohet PDK-së në këtë kohë, është bashkëfajtor në vrasjen e shtetit të Kosovës. Nuk na duhet, as tash as kurrë marrëveshje urgjente me Serbinë, e që atakojnë shtetin tonë e integritetin territorial. Ky nivel bisedimesh e ka rikthyer Kosovën në kohën e paraluftës, për gjetjen e një modeli për tejkalimin e një lufte të mundshme”, thekson Bojaj për “Kosova Sot Online”.

“ Serbia tenton me çdo kusht të hapë dialog për çështjet e mbyllura të shtetësisë e sovranitetit të Kosovës, dhe t'i mbyllë çështjet e hapura e që janë: dëmet e luftës, krimet e luftës, përdhunimet, të pagjeturit, kthimi i artefakteve e shumë çështje tjera, por institucionet e reja pas zgjedhore nuk duhet të lejojnë që këto tema të mbulohen nga harresa dhe të bëhet pazare me to. Të gjitha këto dëme duhet të trajtohen para se të gjejmë një marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh. Fillimisht prerja e territoreve e pastaj të bisedohet për pasojat e luftës, është tallje me shtetin tonë dhe ri-dhunim i lirisë së këtij populli”, përfundon Bojaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)