Ambasada e Zvicrës në Kosovë reagon për dorëheqjen e Haradinajt, ja kërkesa

  • 22 July 2019 - 18:47
Ambasada e Zvicrës në Kosovë reagon për dorëheqjen e Haradinajt, ja kërkesa

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë ka reaguar sot pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj pas ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ajo përmes një statusi në Facebook apelon të gjithë përfaqësuesit institucionalë që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. 

“Jemi të bindur se institucionet shtetërore do të vazhdojnë të funksionojnë dhe do të trajtojnë në mënyrë efektive nevojat e popullit”, thuhet në deklaratë.

(Kosova Sot Online)