Kush është deputetja e re shqiptare që i jep fund beqarisë në fund të muajit?

  • 22 July 2019 - 19:22
Kush është deputetja e re shqiptare që i jep fund beqarisë në fund të muajit?

Burime bëjnë të ditur se deputetja ka ftuar në këtë ceremoni shumë kolegë të Parlamentit, ku nuk mungojnë dhe përfaqësues të maxhorancës.

I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë dhe kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Majlinda Halilaj ishte kandidate e PD-së në listën e kryeqytetit,  renditur më numrin 47.  Halilaj ka hyrë në listën e PD-së si pjesë e partive aleate. Ajo është anëtare e Partisë Reformatore Demokratike, me kryetar Skënder Halilajn.

Pas djegies së mandateve ajo ishte ndër të parat që vendosi të pranojë mandatin, ndërkohë që ka marrë pjesë në të gjitha votimet e maxhorancës socialiste, duke dhënë votën pro për projektligjet e qeverisë.

Ajo është një emër anonim në politikën shqiptare, madje nuk rezulton të ketë folur as në një prej seancave parlamentare.

Ajo është 42 vjeç dhe në CV e saj shkruan vetëm që ka arsim të lartë dhe se ka 13 vite eksperiencë, por nuk tregon se për çfarë ka studiuar.

Image

(Kosova Sot Online)