Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Shumë gjarprinjë janë bërë në Kosovë, nuk është më veç një

  • 22 July 2019 - 20:52
Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Shumë gjarprinjë janë bërë në Kosovë, nuk është më veç një

Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë i Kosovës. Në intervistën e parë pas dorëheqjes, Haradinaj dhënë detaje  rreth ftesës së Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së tij. 

Kryeministri  ka folur edhe për deklaratën e liderit të Lëvizjes Vetëvendojse, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se e kanë lutur Ramush Haradinajn që të mos rrijë afër ‘Gjarprit’.

“E kemi lutur Kryeministrin Haradinaj të mos e mbështesë demarkacionin me Malin e zi, ai na shpërfilli. E kemi lutur Kryeministrin të na e mbështesë mocionin opozitar që ia ndalon Thaçit mundësinë të bëjë negociata për territorin e shtetit, prapë na ka shpërfillur”, tha ai.

Por Haradinaj iu është përgjigjur këtyre deklaratave të Kurtit.

“Spo di kush është më gjarpër në Kosovë, janë bërë shumë të tillë”, ka deklaruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)