Jakup Krasniqi niset për Hagë

  • 23 July 2019 - 09:05
Jakup Krasniqi niset për Hagë

Jakup Krasniqi është ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar. Ai sot do të niset drejt Hagës

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Nismës, Bilall Sherifi, i cili e ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook bashkë me Krasniqin.

Përveç Sherifit, Krasniqin po e shoqërojnë edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, si dhe Baton Dushi e Dardan Krasniqi nga Nisma.Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, konfirmuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur për intervistim. Lajmin e kishte bërë të ditur në llogarinë e tij në Facebook.

Megjithatë, Krasniqi nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata Speciale.

Kjo ftesë e Speciales për Krasniqin vjen pas ftesës që i është bërë Ramush Haradinajt.

Edhe Haradinaj sot do të niset drejt Hagës.

(Kosva Sot Online )