Për tre muaj në 132 fshatra nuk ka lindur asnjë vajzë, rritet frika për seleksionim gjinor

  • 23 July 2019 - 11:06
Për tre muaj në 132 fshatra nuk ka lindur asnjë vajzë, rritet frika për seleksionim gjinor

Asnjë fëmijë nga 216 sa kanë lindur gjithsej në tre muajt e fundit në 132 fshatra të Indisë nuk është vajzë, thonë autoritetet.

Zyrtarët në Uttarkashi kanë thënë se frikësohen që prindërit janë të detyruar që të bëjnë abortime për shkak të seleksionimit të gjinisë.

India e ka ndaluar seleksionimin e seksit të fëmijëve në vitin 1994, por ende është një praktikë shumë e përhapur në vend. E familjet shpenzojnë shumë për shkak se është ilegale që të abortosh për shkak të gjinisë së fëmijës, e të gjitha këto bëhen pa dijeninë e shtetit.

Djemtë janë të favorizuar për shkak se shihen si ata që e fitojnë bukën për familje dhe lindja e një djali shihet si festë dhe krenari për familjen.

Ashish Chauhan, zyrtar në Uttarkashi tha se të dhënat “janë dyshuese dhe dukshëm ka rënie të lindjes së fëmijëve të gjinisë femërore”.

“Ne i kemi identifikuar zonat ku numri i lindjeve të vajzave është zero ose në numra një shifrorë” tha ai duke shtuar se “ata janë duke i monitoruar këto raste”.

Në përgjithësi, 132 fshatra janë identifikuar në të cilët nuk ka lindur asnjë vajzë në tre muajt e fundit dhe janë etiketuar nga shteti si “zona të kuqe”. Kjo do të thotë se do të hetohet se pse ka mungesë të lindjes së vajzave, shkruan Daily Mail.

(Kosova Sot Online)