Goditi me veturë tre punëtorë të autostradës Prizren-Prishtinë, arrestohet shoferi

  • 23 July 2019 - 11:08
Goditi me veturë tre punëtorë të autostradës Prizren-Prishtinë, arrestohet shoferi

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në kilometrin e 56’të të autostradës Prizren-Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë mbetur të lënduar

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, ku një person derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur tre punëtorë të mirëmbajtjes së autostradës.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor dhe sipas konfirmimit të mjekut kujdestar gjendja shëndetësore e tyre është stabile.

i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin është shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)