Trump: Mund ta fitoj luftën në Afganistan për një javë, veç s’dua t’i vras 10 milionë njerëz

  • 23 July 2019 - 11:19
Trump: Mund ta fitoj luftën në Afganistan për një javë, veç s’dua t’i vras 10 milionë njerëz

Banorët e Afganistanit janë befasuar nga deklarata e presidentit amerikan, Donald Trump, se ai mund t’i japë fund luftës në këtë shtet për një javë, por se një gjë e tillë do ta shkaktonte vdekjen e miliona njerëzve.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka kërkuar menjëherë sqarime përmes rrugëve diplomatike për deklaratën e Trumpit.

“Nëse do të doja ta fitoj luftën, Afganistani do të zhdukej nga faqja e dheut. Lufta do të përfundonte njëmend brenda 10 ditësh. Thjesht nuk dua t’i vras dhjetë milionë njerëz”, deklaroi presidenti Trump, pa dhënë hollësi se si do ta arrinte një gjë të tillë.

Ai i bëri këto komente gjatë vizitës së kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan, me të cilin bisedoi për disa çështje dypalëshe, përfshirë edhe luftën në Afganistan.

Në reagimin e zyrës së presidentit afgan thuhet: “I mbështesim përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ofruar paqe në Afganistan, por qeveria dëshiron të theksojë se krerët e shteteve të huaja nuk mund ta përcaktojnë fatin e Afganistanit”, shkruan “CNN”.

(Kosova Sot Online)