Maqedonasja arrestohet në Han të Elezit: Falsifikoi dokumentin

  • 23 July 2019 - 11:40
Maqedonasja arrestohet në Han të Elezit: Falsifikoi dokumentin

Policia Kufitare ka arrestuar një femër gjatë ditës së djeshme në Han të Elezit, shtetasja e Maqedonisë Veriore dyshohet se ka falsifikuar dokumentin e sigurimit kufitar.

Me vendim të prokurorit dokumenti është konfiskuar për ekzaminim. 

Ndërsa e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)