Prishtinasi rreh babain, arrestohet

  • 23 July 2019 - 11:59
Prishtinasi rreh babain, arrestohet

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person pasi dyshohet se ai ka sulmuar fizikisht babanë e tij

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Lagjen Mati 1 në Prishtinë, ku policia bën të ditur se pas një mosmarrëveshje i dyshuari e ka sulmuar fizikisht babanë e tij. 

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)