Ramush Haradinaj niset për në Hagë – ky është mesazhi i tij

  • 23 July 2019 - 12:03
Ramush Haradinaj niset për në Hagë – ky është mesazhi i tij

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka treguar se po niset për të shkuar në Hagë, ku do të intervistohet si i dyshuar nga Gjykata Speciale. Ai ka përsëritur se taksa do të qëndrojë deri në njohje nga Serbia.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj  ka thënë se Kosova është e gatshme të dialogojë me me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Por, edhe njëherë ka përsëritur se taksa do të qëndrojë deri në njohje. 

“Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj. 

(Kosova Sot Online)