Lajmi i Fundit: Shtyhet fluturimi i Ramush Haradinajt

  • 23 July 2019 - 12:35
Lajmi i Fundit: Shtyhet fluturimi i Ramush Haradinajt

Është shtyrë fluturimi për në Hagë i kryeministrit të Kosovës në largim, Ramush Haradinaj. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media e lëshuar nga Qeveria.

“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, pak minuta më parë  kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Fluturimi i tij për në Vienë ishte paraparë që të ndodhte në orën 12:30.