Detaje të pathëna për dorëheqjen e Haradinajt, ky është paralajmërimi i radhës

  • 23 July 2019 - 13:07
Detaje të pathëna për dorëheqjen e Haradinajt, ky është paralajmërimi i radhës

“Për kalkulime politike një gjë të tillë mundë ta bëjnë edhe Thaçi dhe Veseli, sepse në Kosovë lufta është për pushtet”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë po e shohin me dyshim të madh dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga postin i kryeministrit, pas ftesës së Gjykatës Speciale. Sipas tyre, kjo dorëheqje mundë të jetë vetëm për kalkulime politike e përfitime në imazhin personal për të ardhmen elektorale, ngase deri më tani nuk jemi mësuar të shohim as edhe një dorëheqje të vetme për të akuzuarit e nivelit të lartë shtetëror për krim e korrupsion.

Analisti politik, Faik Krasniqi thotë se në Kosovë dorëheqja po instalohet vetëm për kalkulime të mëdha personale, sikurse ndodhi me rastin e Haradinajt.

Sipas Krasniqit, të njëjtin model për përfitime personale mundë ta bëjnë edhe të tjerët, por jo nga logjika e respektimit të ligjit dhe përgjegjësia reale e rënies ndesh me ligjin.

Image
Faik Krasniqi

“Në Kosovë nuk ekziston termi dorëheqje. Por kjo praktikë që ndodhë në demokracitë e zhvilluara dhe me kulturë të respektimit të ligjit as nuk ka për te ekzistuar tek ne edhe për një kohë të gjatë. Do të jenë raste të rralla që dikush liron postin e tij për x arsye”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, dorëheqja e Haradinajt nga pozita e kryeministrit nuk e arsyeton qëllimin të cilin e ka deklaruar, por ajo është një taktikë vetëm për përfitime të mirëmenduara në karrierën politike.

“Sidoqoftë, dorëheqja e Haradinaj ishte një taktikë politike, kalkulim i mirë menduar nga ana e tij. Për kalkulime politike një gjë të tillë mundë ta bëjnë edhe Thaçi dhe Veseli, sepse në Kosovë lufta është për pushtet”, deklaroi ai për “Kosova Sot Online”. 

“As nuk e ka bërë deri tani dhe as nuk është e pritshme që dikush të jap dorëheqje nga pozita e lartë institucionale e politike si pasojë e konstatimit për rënie ndesh me ligjin, dhe për interesin më të mirë publik e shtetëror. Askujt nuk i ka interesuar ose intereson shteti dhe qytetari!”, përfundoi Faik Krasniqi për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)