Flet për herë të parë pas akuzave kryeprokurorja speciale Katica Janeva. Mohon përfshirjen në zhvatje

  • 23 July 2019 - 13:53
Flet për herë të parë pas akuzave kryeprokurorja speciale Katica Janeva. Mohon përfshirjen në zhvatje

Kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva sot për herë të parë pas akuzave për rastin “Reket” është paraqitur para opinionit vendor.

Ajo në pres konferencën e sotme ka theksuar se që nga zgjedhja e saj , jeta e saj ka qenë në shënjestër, dhe emri i saj është lakuar gjithmonë në mosmarrëveshjet partiake dhe partiake.

“Por gjithsesi u kyça për të mirën e vendit. Mirëpo thirrja për të shërbyer shtetit dhe të jesh në krye të një institucioni të tillë është nder i veçant.”Jam bartëse e funksionit publik dhe e kuptoj shqetësimin e të gjithë juve. Asnjëherë nuk jam ndjerë e përfshirë në rastin “reket”, u shpreh ajo.

“Me përgjegjësi e them se nuk e kam keqpërdorur pozitën time të cilën edhe për momentin e ushtroj. Ftoj institucionet që të hetojnë rastin deri në fund, asnjëherë se kam fshehur se njihemi me Boki 13 dhe se djali im ka qenë i punësuar në televizionin 1 TV”.- theksoi Katica Janeva në pres-konferencë për gazetarët. 

Janeva ka theksuar se pret një procedurë gjyqësore të pastër dhe e gjitha të merr fund.

“E deponova dorëheqjen time, atëherë kur partitë ishin të gatshme të vendosin mbi Ligjin e PSP-së. Me deponimin e dorëheqjes time e vërtetoj se nuk kam asnjë mënyrë që të ndikojë në rastin “Reket”. PSP-ja është më e madhe dhe më e vlefshme se funksioni im, kjo Prokurori do të mbetet simbol i luftimit të krimit të organizuar dhe përfshirjen e elitës politike në krime të rënda dhe korrupsion. Jam e bindur se lëndët të cilat i ka trajtuar PSP-ja do të japin përgjigje se pse dikush nuk dëshironte që të rizgjedhim unë”, theksoi Janeva duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve në fund të pres konferencës.

(Kosova Sot Online)