Përfundimisht Haradinaj niset për në Hagë, tri orë pasi iu shty fluturimi

  • 23 July 2019 - 15:32
Përfundimisht Haradinaj niset për në Hagë, tri orë pasi iu shty fluturimi

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është nisur për në Hagë ku pritet që nesër të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Haradinaj ishte paraparë që të udhëtonte për atje në orën 12:30 por fluturimi i tij ishte shtyrë.

Këtë e konfirmoi me anë të një kumtese për media edhe Qeveria.

“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”, thuhet në njoftim.

Haradinaj gjatë ditës  i ishte drejtuar qytetarëve edhe me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook. 

“Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën!Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë”.

Image

“Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)