Mërgimtari 57-vjeçar humb jetën në vendin e punës

  • 23 July 2019 - 15:42
Mërgimtari 57-vjeçar humb jetën në vendin e punës

Një 57-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti tragjik në vendin e punës.

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në Lerma, ku shqiptari ka rënë nga një lartësi prej 20 merash.

K. Sotiri ka qenë duke punuar për të siguruar rrugën që të çon në varrezat e komunës malore, ku po vendoste një rrjetë teli në një mur që kishte rënë në mënyrë të përsëritur, kur ra nga lartësia prej 20 metrash, shkruajnë mediat shqiptare. 

Ekipi i ndihmës së shpejtë ndërhyri me helikopter për të shpëtuar 57-vjeçarin, por aksidenti rezultoi fatal për jetën e tij.

(Kosova Sot Online)