Rama e shkarkoi live në mbledhjen e Asamblesë, flet Ditmir Bushati: Do të ketë…

  • 23 July 2019 - 18:41
Rama e shkarkoi live në mbledhjen e Asamblesë, flet Ditmir Bushati: Do të ketë…

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka shkarkuar Ditmir Bushatin nga drejtues politik i qarkut të Shkodrës, duke e njoftuar këtë vendim në mbledhjen e Asamblesë Kombëtarë të PS.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Bushati u shpreh se do të ketë edhe komunikime të mëtejshme, ndërsa shtoi se nuk është e rëndësishme nëse ka apo jo një post në PS, por rëndësi kanë çështjet për të cilat lufton.

“Te jeni te qetë do të ketë komunikime të mëtejshme. Nëse jam unë apo jo “mendimi ndryshe në PS”, për këtë duhet të pyesni të tjerë dhe jo mua. Nuk ka rendësi jam me post apo jo, por për çfarë çështjesh  luftoj. Mungesa e ofiqit me bën te jem edhe me i vendosur per te çuar përpare projektet e mia”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)