Kuvendi pret mërgimtarët

  • 24 July 2019 - 07:44
Kuvendi pret mërgimtarët

Sot dhe nesër, përkatësisht më 24 dhe 25 korrik, nga ora 9:00-16:00 Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend” dhe hap dyert për të gjithë bashkatdhetarët.

“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)