Sot lëshohet në funksion rruga ndihmëse në hyrje të Prishtinës

  • 24 July 2019 - 09:21
Sot lëshohet në funksion rruga ndihmëse në hyrje të Prishtinës

Nga sot lëshohet në funksion rruga ndihmëse në hyrje të Prishtinës nga ana e Veternikut

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor se nga sot prej orës 12:00, lëshohet në funksion rruga ndihmëse (Rreth rrotullimië ndihmës për qarkullim normal të trafikut).

Kjo rrugë do të përdoret deri në përfundimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.

(Kosova Sot Online)