Zhduken tre persona në lumin Temza të Londrës

  • 24 July 2019 - 10:03
Zhduken tre persona në lumin Temza të Londrës

Policia britanike është duke i kërkuar tre persona, të cilët u zhdukën në ujin e lumit Temza në Londër.

Policia metropolitane tha se një person është zhdukur në Shadwell Basin të martën në mbrëmje, një tjetër në Waterloo Bridge dhe personi i tretë në rrugën “Kingston High Street”.

Sa i përket personit të zhdukur në Shadwell Basin, policia tha: “Personi, i cili besohet se është 22 vjeç, ishte duke notuar me shokët dhe nuk është parë më mbi ujë. Zyrtarët dhe njësia ujore e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke e kërkuar personin e zhdukur”.

Zhdukja e këtyre tre personave ndodhi në kohën kur një pjesë e Britanisë së Madhe është përfshirë nga temperaturat e larta mbi 30 gradë.

Të martën, një trup u gjet në një park uji pas raportimeve se një notar është zhdukur në një liqen në Gloucestershire.

Shërbimet e emergjencës shkuan në parkun “Cotswold”, afër qytetit Cirencester, rreth orës 1 e 40 minuta të martën pas raportimeve se një person është zhdukur në ujë.

Në operacionin e kërkimit janë duke marrë pjesë policia, zjarrfikësit dhe personeli shëndetësor, ndërsa është duke u përdorur edhe një helikopter, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)