Plagosje në Prishtinë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

  • 24 July 2019 - 10:23
Plagosje në Prishtinë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

Në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, mbrëmë pas mesnate persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar me ç’rast kanë qëlluar viktimën në kofshë, ndërsa predhat kangë goditur edhe lokalin, një furrë të bukës dhe një veturë të parkuar Mercedes me targa lokale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e revoles TT.

Lidhur me këtë rast është informuar edhe prokurori.

(Kosova Sot Online)