Rusia fillon ushtrim të madh ushtarak vetëm 3 ditë para NATO-s

  • 24 July 2019 - 11:53
Rusia fillon ushtrim të madh ushtarak vetëm 3 ditë para NATO-s

Një numër i madh i ushtarëve rusë të rajonit jugor e kanë nisur të mërkurën një ushtrim të madh ushtarak, vetëm disa ditë para ushtrimeve të planifikuara të NATO-s në Gjeorgji.

Komandati rajonal, Gjenerali Aleksandr Dvornikov, është duke e udhëhequr ushtrimin e armatave 49 dhe 58 të forcave të armatosura ruse.

Ky zyrtar ushtarak tha se ushtrimi është pjesë e një plani veror për t’i përfshirë pothuajse të gjitha formacionet ushtarake, përfshirë edhe flotën e Detit të Zi.

Forcat e Distriktit Jugor cilësohen si trungu i ushtrisë ruse. Ato janë përgjegjëse për sigurinë në rajonin e Detit të Zi, luftën kundër grupeve terroriste në Kaukazin Verior dhe përkrahjen për forcat ajrore ruse në operacionet e tyre në Siri.

Ato janë të pajisura me modelet më të reja të armëve për shkak të përgjegjësisë së madhe që kanë në sektorin e sigurisë.

Ushtrimet e forcave ruse po mbahen para ushtrimeve të NATO-s në Gjeorgji, të cilat do të fillojnë më 27 korrik. Në to do të marrin pjesë 3000 ushtarë nga 14 shtete anëtare, shkruan “Free Europe”,

(Kosova Sot Online)