Ish-ushtari i UÇK-së u arrestua në Maqedoni për shkak të fletarrestit të Serbisë

  • 24 July 2019 - 13:32
Ish-ushtari i UÇK-së u arrestua në Maqedoni për shkak të fletarrestit të Serbisë

Ish-ushtari i UÇK-së në zonën e Dukagjinit, Tomor Morina, është arrestuar në Maqedoni.

Morina është arrestuar para disa orëve nga policia maqedonase, brenda pak çastesh ai pritet të lirohet.

Për ish-ushtarin e UÇK-së, Tomor Morinën, Serbia kishte lëshuar fletëarrest.

Express mëson se Morina është ndaluar nga policia e Maqedonisë e cila ka vepruar në bazë të fletarresitit serb të lëshuar kundër tij.

Sipas burimeve të Gazetës brenda autoriteteve maqedonase, Morina pas një bisede informative pritet që të lëshohet në liri.

(Kosova Sot Online)